Please enter at least 3 characters.

Britania e Madhe i vendos sanksione drejtuesve të burgut ku mbahej Alexei Navalny

2024/02/1-273.jpg
230:"FILE PHOTO: A view shows the IK-3 penal colony, where Russian opposition politician Alexei Navalny serves his jail term, in the settlement of Kharp in the Yamal-Nenets Region, Russia December 29, 2023. REUTERS/Stringer/File Photo
7:"REUTERS

Britania e Madhe ka ngrirë asetet e gjashtë menaxherëve të kolonisë penale ruse në Rrethin Arktik, ku kreu i opozitës Alexei Navalny kreu dënimin dhe në fund vdiq.

Siç raporton BBC, drejtuesit e burgjeve të sanksionuar do të ndalohen të hyjnë në Britaninë e Madhe, transmeton Telegrafi.

Gjashtë persona u sanksionuan, përfshirë drejtorin e burgut dhe pesë zëvendësit e tij. Udhëheqësit perëndimorë fajësojnë autoritetet ruse, përfshirë presidentin Vladimir Putin, për vdekjen e Navalny.

"Ata që janë përgjegjës për trajtimin brutal të Navalny nuk duhet të kenë iluzione - ne do t'i gjejmë ata fajtorë", tha Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron.

Në shpalljen e sanksioneve, Cameron tha se autoritetet ruse e shihnin Navalny-n si një kërcënim dhe ishin përpjekur herë pas here ta heshtnin.

"Kjo është arsyeja pse ne po sanksionojmë zyrtarët më të lartë të burgut, përgjegjës për burgosjen e tij në koloninë e burgut ku ai kaloi muajt e tij të fundit", tha Cameron. /Telegrafi/