Please enter at least 3 characters.

Britania dhe SHBA-ja bojkotojnë 'Davosin e shkretëtirës' pas zhdukjes së gazetarit saudit

2018/10/davos_shkretira.jpg
556:"In this photo released by Saudi Press Agency, SPA, Saudi Crown Prince Mohammed bin Salman, center left, and Managing Director of International Monetary Fund Christine Lagarde, center right, attend the opening ceremony of Future Investment Initiative Conference in Riyadh, Saudi Arabia, Tuesday, Oct. 24, 2017. Saudi Arabia’s powerful crown prince on Tuesday announced plans to build a futuristic city run entirely on alternative sources of energy and said the ultraconservative kingdom must return to “moderate Islam." (Saudi Press Agency via AP)
2:"AP

Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po marrin në konsideratë bojkotimin e një konference të rëndësishme ndërkombëtare në Arabinë Saudite, pas zhdukjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

I njohur si një kritik i ashpër i qeverisë saudite, ai u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në Konsullatën saudite në Stamboll, pa dalë më prej andej. Autoritetet turke besojnë se ai është vrarë brenda konsullatës nga agjentë sauditë, një pretendim që Rijadi e ka hedhur poshtë si “të gënjeshtërt”.

Për këtë rast nuk ka munguar as reagimi i presidentit Donald Trump, i cili është shprehur i gatshëm “ta ndëshkojë rëndë” Arabinë Saudite, nëse zbulohet të ketë përgjegjësi në zhdukjen e tij.

E mbiquajtur edhe si “Davosi i shkretëtirës”, konferenca ndërkombëtare e investitorëve që do të mbahej këtë muaj në Rijad është bojkotuar edhe nga një sërë grupesh mediatike dhe sponsorësh, pikërisht për shkak të fatit të pazbardhur të Khashoggit.

Burime diplomatike i kanë thënë BBC-së se si Sekretari amerikan i Thesarit, Steve Mnuchin, ashtu dhe Sekretari britanik për Tregtinë Ndërkombëtare, Liam Fox, mund të mos marrin pjesë në atë konferencë.

Konferenca organizohet nga Princi i kurorës së Mbretërisë arabe, Mohamed bin Salman, për të promovuar agjendën e tij.

Një deklaratë e përbashkët për dënimin e aktit, nëse konfirmohet vërtetësia e vrasjes së tij nga agjentët sauditë, po diskutohet edhe mes diplomatëve europianë e amerikanë. /Telegrafi/