Please enter at least 3 characters.

Brikena Selmani surprizohet nga fansat me një trofe dhe një dedikim emocionues

Që pas përfundimit të rrugëtimit të saj në Big Brother VIP Albania 5, Brikena Selmani vazhdon të marrë mbështetje dhe vlerësime nga fansat e saj.

Së fundmi, modelja është surprizuar me një trofe simbolik, i shoqëruar me një dedikim të gjatë, ku vlerësohet për forcën, karakterin dhe rrugëtimin e saj.

Në mesazhin e shkruar për të, fansat e përshkruajnë Brikenën si një vajzë të fortë, me zemër të madhe dhe shpirt luftarak, duke theksuar se, pavarësisht sakrificave dhe vështirësive, ajo ka ecur përpara me dinjitet, guxim dhe besim te vetja, duke u kthyer në frymëzim për shumë vajza.

Screenshot/Instagram

Në vijim të dedikimit, ata ndalen edhe te personaliteti i saj, duke theksuar se Brikena ka arritur të ruajë ekuilibrin mes forcës dhe ndjeshmërisë.

Sipas tyre, gjithçka që ajo ka arritur deri më tani është rezultat i punës, përkushtimit dhe një elegance që, siç shkruajnë ata, "nuk blihet, por ndërtohet".

Po ashtu, shprehin bindjen se sukseset e deritanishme janë vetëm fillimi i një etape edhe më të rëndësishme në jetën e saj.

Në fund të mesazhit, fansat shprehen të bindur se e ardhmja e Brikenës do të jetë e ndritur dhe se do të vazhdojë të arrijë edhe më lart, ndërsa theksojnë se ka shumë njerëz që e vlerësojnë për atë që është, pa kushte.

Brikena e ka ndarë këtë surprizë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale, duke publikuar foton e trofeut dhe dedikimin e plotë që i është bërë nga fansat e saj. /Telegrafi/