Please enter at least 3 characters.

Brescia refuzon ofertën e lartë të Napolit për Tonalin

2020/02/Tonali-e1582478344509.jpg
244:"BRESCIA, ITALY - FEBRUARY 09: Sandro Tonali of Brescia Calcio looks on during the Serie A match between Brescia Calcio and Udinese Calcio at Stadio Mario Rigamonti on February 9, 2020 in Brescia, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Napoli thuhet se ka bërë një ofertë për mesfushorin e Brescia, Sandro Tonali, por presidenti i klubit, Massimo Cellino, e refuzoi atë.

Tonali është në sezonin e tij të parë në ligën elitare italiane me Brescian, por paraqitjet e tij kanë bërë që italiani të pëlqhet shumë nga klubet e mëdha.

Sipas mediumit Il Mattino, Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis është një admirues i madh i 19-vjeçarit dhe tashmë ka vendosur një ofertë në tavolinë për Tonalin.

Gazeta sugjeron që De Laurentiis ka ofruar plot 45 milionë euro, e cila përfshin edhe bonuse të ndryshme që lidhen me paraqitjet.

Sidoqoftë, Cellino e ka refuzuar ofertën pa menduar dy herë, pasi beson se Tonali vlen rreth dyfish më shumë se oferta e Napolit – pra 80 milionë euro.

Kjo është një shifër që Napoli nuk mund ta përmbushë, megjithatë gazeta thekson se të dy Presidentët janë miq të mirë dhe do të takohen në prill, ku Tonali mund të jetë edhe një herë diskutimi mes tyre. /Telegrafi/