Please enter at least 3 characters.

Brenda shtëpisë së George Michaelit, aty ku mori frymë për herë të fundit (Foto/Video)

2016/12/georrr.jpg

George Michael, i cili vdiq në shtëpi në moshën 53-vjeçare, gjashtë vjet më parë hapi derën e vilës në Oxfordshire për prezantuesen Oprah Winfrey.

Këngëtari para më shumë se një dekade është zhvendosur në ‘folenë’ madhështore që është ndërtuar në shekullin e XVI-të.

Në këtë rezidencë dekadente, George jetoi deri më datën 25 dhjetor të këtij viti, transmeton Telegrafi.

“Ne jemi një orë prej Londrës dhe e kam rregulluar shtëpinë vetë. Nuk është e madhe, por është e rehatshme. I kam mbajtur tavanet e ulëta pasi që sot të gjitha janë të larta. Ajo i përket historisë së Britanisë së Madhe”, tha Michael.

Ai si objektin më të çmuar e kishte kaminën në skaj të shtëpisë, e cila kushton dhjetë milionë euro. /Telegrafi/