Brazili publikon listën për lojtarët e ftuar në Kupën e Botës - mbesin jashtë disa prej yjeve
Brazili ka publikuar listën prej 26 lojtarësh për Kupën e Botës - dhe yjet e Ligës Premier si, Roberto Firmino dhe Gabriel Magalhaes nuk janë ftuar.
Kombëtaret në të gjithë po shpallin ngadalë, por me siguri listat e tyre për Katar 2022 – e cila fillon më 20 nëntor.
Tifozët e futbollit mbetën të habitur nga mos ftesa e mbrojtësit të Arsenalit, Gabriel dhe asit të Liverpoolit, Firmino.
Megjithatë, janë përzgjedhur bashkëlojtarët e Firminos si, Alisson dhe Fabinho.
Ish-asi i Hoffenheim ka qenë në formë të luhatshme këtë sezon, duke shënuar tetë gola dhe duke asistuar në katër të tjerë në 19 paraqitje.
Mirëpo, bëmat e tij nuk ishin të mjaftueshme për t'i bërë përshtypje Tites, i cili ka shkuar lojtarët e tjerë.
Bashkëlojtarët e Gabriel Magahales në Arsenal, Gabriel Jesus dhe Gabriel Martinelli, gjithashtu kanë arritur të futen në listë.
Trajneri i Selecaos, Tite, ka përzgjedhur edhe yjet e Manchester United, Casemiro, Fred dhe Antony.
Thiago Silva i Chelseat gjithashtu është përzgjedhur dhe do të jetë një nga lojtarët më të vjetër në turne në moshën 38-vjeçare.
Skuadra e Brazilit prej 26-të lojtarësh që janë ftuar për Kupën e Botës:
Portierët
AlissonEdersonWeverton
Mbrojtësit
BremerEder MilitaoMarquinhosThiago SilvaAleks SandroAlex TellesDaniloDaniel Alves
Mesfushorët
Bruno GuimaraesCasemiroEverton RibeiroFabinhoFredLucas Paqueta
Sulmuesit
AntonyGabriel JesusGabriel MartinelliNeymarPedroRafinhaRicharlisonRodrygoVincius Jr. /Telegrafi/


