Please enter at least 3 characters.

Brad Pitt shihet pa prezencën e të dashurës së re, teksa del nga hoteli ku flitej se ishin bashkë

2020/08/GettyImages-1201346583-e1598857452936.jpg
377:"SANTA BARBARA, CALIFORNIA - JANUARY 22: (EDITORS NOTE: Image has been shot in black and white. No color version is available) Brad Pitt attends the Maltin Modern Master Award Honoring Brad Pitt during the 35th Santa Barbara International Film Festival at the Arlington Theatre on January 22, 2020 in Santa Barbara, California. (Photo by Matt Winkelmeyer/Getty Images for SBIFF)
22:"Getty Images for SBIFF

Aktori i njohur, Brad Pitt, është parë të kalojë nëpër rrugë pa të dashurën e tij të re, Nicole Poturalski.

Pasi flitej se po kalonte kohë në një hotel me të, aktori është parë duke dalë i vetë nga një dalje tjetër e vendit, shkruan Daily Mail.

Ai mbate një maskë për fytyrë, për masat paraprake ndaj COVID-19 që janë në fuqi në Francë.

Kjo vjen pasi u zbulua se Nicole është e martuar dhe se burri i saj raportohet se 'nuk është i interesuar' për të qenë 'xheloz'.

Roland Mary, është martuar me Nicole për tetë vjet dhe tani është pohuar se ata kanë një 'martesë të hapur'.

Sidoqoftë, një mik flitet se tha: "Roland është një djalë shumë filozofik. Ai është martuar disa herë dhe ka pesë fëmijë. Ai nuk është i interesuar për negativitet ose xhelozi".

Ndërkaq, Nicole u fotografua me Brad të mërkurën, pasi mbërriti në aeroportin e Le Castellet afër Marsejës në Jug të Francës.

Më pas ata u nisën për në Chateau Miraval, ku aktori u martua me gruan e tij të dytë Angelina Jolie, dhe të cilën çifti ende e zotërojnë bashkërisht. /Telegrafi/