Please enter at least 3 characters.

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston mund të luajnë një çift të dashuruar në filmin e ri

2018/08/BradAniston-1.jpg
239:"LOS ANGELES - SEPTEMBER 19: Actress Jennifer Aniston and Actor/husband Brad Pitt attend the 56th Annual Primetime Emmy Awards on September 19, 2004 at the Shrine Auditorium, in Los Angeles, California. (Photo by Kevin Winter/Getty Images)
12:"Getty Images

Brad Pitt dhe Jennifer Aniston e kanë mundësinë të qëndrojnë sërish bashkë, pasi kanë ofertë të luajnë në një projekt të madh, ku do ta portretizonin një çift të dashuruar.

Një burim i afërt me dy aktorët ka thënë se ata nuk kanë ndonjë arsye të madhe që do t'i pengonte ta pranonin ofertën.

(Foto: Getty Images)

Pitt dhe Aniston i kanë qetësuar raportet, ndërsa producentët e filmit janë në pritje të përgjigjes së tyre. Meqenëse duhet të luajnë një çift të dashuruar bisedimet po zgjasin më shumë.

Brad dhe Jennifer nuk kanë luajtur bashkë në asnjë film në të kaluarën.

Ata janë paraqitur bashkë në ekran vetëm në serialin "Friends", kur Pitt kishte pasur një rol të vogël.

Hamshori hollivudian u njoftua me Aniston në vitin 1998, ndërsa u martuan në një ceremoni private dy vite më vonë (korrik 2000) në Malibu.

Në janar të vitit 2005, ata njoftuan se kishin vendosur të ndahesh, dy muaj më pas Jennifer aplikoi për shkurorëzim. /Telegrafi/