BQK jep sqarime për klientët e Monegos dhe IuteCreditit
Banka Qendrore e Kosovës me anë të një njoftimi jep sqarime për klientët e Monegos dhe IuteCreditit, se si duhet t'i paguajnë këstet e kredive të marra.
BQK thotë se kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet dhe afatet e kredisë.
"Kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet në kontratën e nënshkruar nga kredimarrësi dhe kredidhënësi, ku çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit. Për më shumë, likuidatorët kanë vendosur informatat nëpër degët e institucioneve përkatëse se ku klientët mund t’i paguajnë këstet", thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.
Njoftimi i plotë i Bankës Qendrore të KosovësMe qëllim të informimit të drejtë të opinionit dhe klientëve, Banka Qendrore e Kosovës pas vendimit për revokim të regjistrimit dhe inicim të procedurave të likuidimit për institucionin mikrofinanciar IuteCredit Kosovo dhe për institucionin financiar jobankar Monego jep këtë sqarim.Pas marrjes së vendimit, BQK-ja ka caktuar likuidatorët në dy institucionet e lartpërmendura, të cilët do të vazhdojnë punën e tyre bazuar në ligjet dhe rregulloret që janë në fuqi.Gjithashtu, kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet në kontratën e nënshkruar nga kredimarrësi dhe kredidhënësi, ku çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit.Për më shumë, likuidatorët kanë vendosur informatat nëpër degët e institucioneve përkatëse se ku klientët mund t’i paguajnë këstet.Në vijim ua sjellim informacionet se ku mund të drejtohen klientët dhe mediat për çdo informacion që lidhet me dy institucionet.IMF IuteCredit KosovoLikuidator: Eduard BakijaAdresa: Bill Klinton, Mulliri i Praskut, objekti A2, Ll. B1, lokali 2Telefon: 038 40 60 80E-mail: info@iutecredit.orgTë gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare:Posta e KosovësMoneta-MoneygramRia CapitalVllesa-COIFJB MonegoLikuidator: Visar ZeneliAdresa: Mbreti Zogu I, nr. 2, PrishtinëTelefon: 0800 777 88Email: info@monego.comvisar.zeneli@monego.comTë gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare:Banka për Biznes (BPB) 1300001500011968Posta e KosovësWestern UnionVllesa-CO /Telegrafi/


