Please enter at least 3 characters.

Bozhinovski: Partitë politike nuk guxojnë t'i kidnapojnë protestat qytetare

2016/05/Vladimir-Bozhinovski-780.jpg

'Te ne problemi me protestat është madje edhe nëse fillojnë si një revoltë qytetare, shumë shpejt 'kidnapohen' nga ndonjë parti politike', deklaroi Vlladimir Bozhinovski nga Instituti për politikë hulumtuese-Shkup në tv Nova.

Bozhinovski tha se në protesta të tilla të politizuara, kërkesat kryesore të demonstruesve origjinalë mbesin të margjinalizuara në kërkesat e opsionit politik të cilat e ndëmarrin përsipër protestën.

'Shumë rrallë, gati asnjëherë nuk mund të nxjerr ndonjë shembull ku në Maqedoni kemi protesta qytetare dhe që ngelin deri në fund të tilla. Edhe protesta legjitime e studentëve totalisht u politizua dhe u ndërmorr nga një opsion politik dhe e pamë pastaj se e gjithë ajo u shemb', tha Bozhinovski. /Telegrafi/