Bounedjah, sulmuesi që shënoi shtatë gola për 47 minuta në fitoren 10-1 të skuadrës së tij
13/08/2018
Baghdad Bounedjah ka shënuar shtatë gola për 47 minuta në ndeshjen e fundjavës në kampionatin e Qatarit.
Fundjava e futbollit në Qatar ka dhuruar një ndeshje të madhe dhe një rekord të ri.
Skuadra e Al-Saddit ka fituar me rezultat 10-1 në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj Al Arabit.
Në këtë fitore shkëlqeu sulmuesi algjerian, Baghdad Bounedjah, i cili shënoi plot shtatë gola për 47 minuta lojë.
Goli i parë i sulmuesit 27-vjeçar erdhi në minutën e 43-të të ndeshjes, ndërsa gjatë golat tjerë gjatë pjesës së dytë.
Bounedjah pastaj shënoi edhe në minutat (47', 50', 62', 64', 72' dhe 89').
Ndryshe, në skuadrën e Al-Sadd luan legjenda spanjolle, Xavi, dhe bashkëkombësi i tij, Gabi. /Telegrafi/


