Please enter at least 3 characters.

Bosnja arreston dy ish-ushtarë serbë për vrasjen e 78 civilëve boshnjakë gjatë luftës

2020/10/bosnja_34126.jpg
265:"Overall view of downtown Grbavica, a suburb of Sarajevo. These apartments and houses once occupied by Bosnia Serbs are the last group to be turned over to the Muslims as required by the recent Dayton Peace Accord which produced a cease fire and permanent borders.
20:"Lt. Stacey Wyzkowski

Policia boshnjake arrestoi të martën dy ish-ushtarë serbë të akuzuar për vrasjen e të paktën 78 civilëve boshnjakë (myslimanë) në fillim të luftës të viteve 90-ta, bazuar në deklaratën e prokurorisë së shtetit.

Një çerek shekulli ka kaluar që nga marrëveshja e paqes e cila u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku edhe i dha fund luftës midis serbëve Bosnjës, kroatëve dhe boshnjakëve; në të cilën u vranë rreth 100 mijë njerëz, derisa shumë kriminelë lufte janë ende të lirë.

Uncanin Bosko 51-vjeçar dhe Despot Dragan 56 vjeçar, janë akuzuar për shkeljen e dispozitave të konventave të Gjenevës për mbrojtjen e civilëve gjatë kohës së luftës si dhe për krime kundër njerëzimit, thotë zyra e prokurorit.

Ata u arrestuan në qytetin veriperëndimor të Banja Luka.

Dy ish-ushtarët e ushtrisë serbe në Bosnjë dyshohet të kenë transportuar civilët boshnjakë nga një shkollë në fshatin perëndimor Velagici, duke i rreshtuar si dhe duke i qëlluar me pushkë automatikë me ushtarë të tjerë, duke vrarë të paktën 78 persona.

Trupat e viktimave u transportuan me kamionë dhe u groposën në një varr masiv nga i cili u zhvarrosën në vitin 1996. /Telegrafi/