Please enter at least 3 characters.

Borrell takon Guterres, flasin për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë - Serbi

2023/02/unnamed-19-e1677168812310.jpg

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Joseph Borell, përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Ai tha se me Guterres kanë diskutuar mes tjerash edhe për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Diskutuam Ukrainën, përpjekjet për të trajtuar ndryshimet klimatike, normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Borrell.