Please enter at least 3 characters.

Bora Zemani shkëlqen në fustan argjendi

2022/10/collage-21-scaled.jpg

Spektakli “Dancing With the Stars” ka nisur prej disa javësh.

Gara po vazhdon të jetë shumë e fuqishme, me befasi të ndryshme, e deri më tani janë eliminuar dy nga çiftet.

Ajo që më shumë merr vëmendje gjatë këtij shou nuk ka dyshim se është prezantuesja.

Foto: Screenshot/Instagram

Moderatorja Bora Zemani edhe këtë javë shkëlqeu me paraqitjen në një fustan argjendi.

Dukjen e kompletoi me një palë vathë të mëdhenj me shkronjën B, gjersa flokët i mbante bisht në formë të gërshetave.

“Nata e kaluar”, shkroi ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Të shumta kanë qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e fansat.

Ajo këtë periudhë ka qenë shumë e komentuar për ribashkimin me Donald Veshajn. /Telegrafi/