Please enter at least 3 characters.

Bora deri në tri metra, pamje që tregojnë se sa vështirë e patën të largohen mysafirët e një hoteli në Austri (Video)

2019/01/auto-sepolte-di-neve-in-austria-ecco-come-liberarle-video-meteo-55478_1_1-e1547505777218.jpg

Në internet është duke qarkulluar një video në të cilën thuhet se shihet se me çfarë u përballën mysafirët e një hoteli në vendpushimin e skive të Obertauern të Austrisë.

Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në disa pjesë të Alpeve, lartësia e mbulimit të borës është më e larta në disa qindra vitet e fundit.

Madje, në disa male, lartësia e borës thuhet të ketë arritur deri në tri metra.

Dhe me çfarë problemesh ishin ballafaquar mysafirët tregojnë pamjet e regjistruara në parkingun para hotelit Gamsleiten. /Telegrafi/