Please enter at least 3 characters.

Bonaventura afër kalimit te Lazio

2018/09/bonaventura.arrabbiato.milan_.sassuolo.2018.750x450.jpg

Giacomo Bonaventura është afër që të kalojë te Lazio në afatin kalimtar të kësaj vere.Calciomercato raporton se mesfushori nuk është i lumtur me minutazhën që ka te Rossonerët dhe e kërkon largimin.

Kontrata e 30-vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe ai thuhet se ka refuzuar të vazhdojë kontratën me Milanin.

Kështu, skuadra italiane do të jetë e detyruar që të lejojë largimin e tij me parametra zero, e për më shumë ai pritet të kalojë te rivali i tyre nga Serie A.

Lazio  dëshiron që të transferojë Bonaventuran, pasi Simone Inzaghi e pëlqen lojën e tij dhe dëshiron ta marrë në radhët e tij. /Telegrafi/