Please enter at least 3 characters.

Bon Jovi ka shitur drogë si tinejxher

2016/01/f.1030170659757_m.jpg

Ai ka thënë për revistën America's Best Life: "Jam marrë me punën e drogës si shumë i ri dhe jam pjekur shumë i ri gjithashtu - sepse isha futur në këtë punë pak si tepër”. “Merresha me këtë punë sa për të pasur ‘pak para’ në xhep”, ka shtuar rockeri i famshëm.

Ai ka pranuar që kishte kaluar një verë të plotë të tmerrshme nga përdorimi i drogës, që e kishte shtyrë të hiqte dorë nga përdorimi.

“Kam kaluar një verë të tmerrshme nga ndikimi i drogës. Kjo është arsyeja pse unë nuk kam qenë një tip që ka vazhduar të merrte droga. E kam ndier gjithmonë që nuk kam stabilitet mental për t’iu qëndruar ndikimit të tyre", ka përfunduar Jon Bon Jovi.