Please enter at least 3 characters.

“Bombarduesi i bronztë” reagon në rrjetet sociale pas fitores me nokaut në raundin e parë (Foto)

2017/11/GettyImages-870336742.jpg
266:"NEW YORK, NY - NOVEMBER 04: Deontay Wilder knocks out Bermane Stiverne in the first round during their rematch for Wilder's WBC heavyweight title at the Barclays Center on November 4, 2017 in the Brooklyn Borough of New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Boksieri amerikan, Deontay Wilder i njohur ndryshe si "Bombarduesi i bronztë" ka reaguar në rrjetet sociale pas fitores së tij ndaj boksierit kuban, Bermane Stiverne, qysh në raundin e parë të meçit.  

Wilder është kampion aktual në kategorinë e WBC për pesha të rënda dhe arriti ta mbrojë titullin për herë të gjashtë që kur e fitoi në janar të vitit 2015 po ndaj boksierit Stiverne.

Amerikani 32-vjeçar arriti të bëjë një super-meç duke e rrëzuar tri herë brenda raundit të parë Stivernen.

Nokauti i tretë në raundin e parë ishte fatal për kubanin, duke bërë që gjyqtari ta ndërpres ndeshjen dhe t’ia jap fitoren me nokaut teknik Wilderit.

Wilder ishte një vallëzues i vërtetë në meçin ndaj Stiverne, duke ia përfunduar në raundin e parë (Photo/GettyImage)

Pas fitores, Wilder ka reaguar edhe në profilin e tij privat në rrjetin social “Facebook”, duke e cilësuar si punë të lehtë fitoren ndaj Stivernes.

“Punë e lehtë”, ka shkruar shkurt dhe thjeshtë “bombarduesi i bronztë” në profilin e tij në Facebook.

Pas kësaj fitore, boksieri i madh amerikan ka marr paksa zemër duke i kërkuar luftë Anthony Joshuas, i cili mban tri breza në kategorinë e rëndë.

“Kam shumë frustrim. Karriera ime ka qenë e çmendur. Unë dua të dëshmoj se jam më i miri. Unë e di që jam më i miri. Unë dua të dëshmoj se jam më i miri”.

“Unë e pres këtë luftë një kohë të gjatë. Më dëgjo Anthony Joshua. Unë të shpalli luftë. Unë ka kohë që të pres. Që një kohë të gjatë të pres. Unë e di se jam kampioni e di se jam më i miri. A je gati të më sfidosh?”, kanë qenë fjalët e para të Wilderit pas fitores. /Telegrafi/