“Bombardohet” Twitteri i zëvendëskryeministrit turk: Femrat e përshëndetin me buzëqeshje! (Foto)
01/08/2014
Arinc ka dashur të sqarojë menjëherë: “Fjalët e mia i janë referuar një kuptimi më të gjerë. E kisha fjalën për rëndësinë e çiltërsisë, për sjelljet e përshtatshme të grave dhe të burrave, të besnikërisë reciproke mes bashkëshortëve dhe nuk heq dorë nga mendimi im”.
LEXO PO ASHTU:Zv.kryeministri turk: Femrat nuk duhet të qeshin në publik
Më pas ai shtoi: “Ka disa artistë që më kanë dërguar fotot e tyre me të qeshura të shtirura. Një buzëqeshje e vërtetë, i jep energji një njeriu, por këto të qeshura janë artificiale. Janë të qeshura të njerëzve që shkojnë me pushime me të dashurin, duke lënë bashkëshortin në shtëpi”. /Telegrafi/
Tweets about "Bulent Arinc"


