Please enter at least 3 characters.

Bombardime e luftime të ashpra mes rusëve dhe ukrainasëve në Lviv

2022/03/1-311.jpg

Në Lviv të Ukrainës ka pasur bombardime të njëpasnjëshme nga forcat ruse, ku nuk janë kursyer as civilët, pasi cak ishin edhe ndërtesat kolektive.

Madje ushtria e Vladimir Putinit ka përdorur raketa me rreze të gjatë veprimi për të bombarduar këtë qytet – duke goditur edhe fabrikat për riparimin e sistemeve kundërajrore, transmeton Telegrafi.

Në këto sulme janë përdor raketa me rreze të gjatë veprimi – pra S-300 si dhe sistemi kundërajror i njohur si BUK.

Luftime të ashpra ka pasur edhe në periferi, ku forcat ukrainase për asnjë moment nuk po i lejojnë forcat ruse të futen më thellë. /Telegrafi/