‘Bomba’ nga Italia, Xhaka te Juventusi (Foto)
24/12/2015
Mesfushori shqiptar që gjendet në Prishtinë për pushime është në orbitën e Juventusit.
Me lojtarë të mesfushës të lënduar si Roberto Pereyra e Mario Lemina drejtori Giuseppe Marotta ka filluar ta analizojë tregun.
Kapiteni i Borussias që është dënuar me tri ndeshje moslojë shkaku i kartonit të kuq në ndeshjen e fundit, ka rënë në sy të Juventusit në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ku ishin në grup, shkruan calciomercato.com.
Po ashtu te Juventusi pritet të qëndrojnë edhe Daniele Rugani dhe Simone Zaza.
Juventus pëlqen edhe Ilkay Gundogan dhe Ever Banega. /Telegrafi/


