Please enter at least 3 characters.

Bomba e mesnatës: Real Madridi dërgon ofertën për transferimin e Yan Diomande

Real Madridi ka hyrë në garë për transferimin e Yan Diomande dhe tashmë është në bisedime me Leipzig për një marrëveshje të mundshme për anësorin 19-vjeçar.

Edhe pse Paris Saint-Germain mbetet i interesuar për reprezentuesin e Bregut të Fildishtë dhe Diomande e kishte klubin francez si destinacionin e preferuar, kampionët e Evropës ende nuk kanë shfaqur gatishmëri për të ofruar një shumë që do ta bindte Leipzigun të shqyrtonte shitjen e tij gjatë kësaj vere.

The Athletic raportoi më 24 qershor se Real Madridi po kërkonte një lojtar për krahun e djathtë të sulmit, në rast se Brahim Diaz do të largohej gjatë afatit kalimtar veror. Megjithatë, reprezentuesi i Marokut dëshiron të qëndrojë në kryeqytetin spanjoll, por klubi po punon intensivisht për ta transferuar Diomanden.

Diomande, i cili iu bashkua Leipzigut një vit më parë nga skuadra spanjolle Leganés, kishte qenë objektiv edhe i Liverpoolit më herët gjatë verës, me një ofertë që i afrohej 100 milionë eurove.

Klubi gjerman, megjithatë, kërkon një shumë më afër 130 milionë eurove, ndërsa njëkohësisht po përpiqet ta bindë futbollistin, kontrata aktuale e të cilit skadon në verën e vitit 2030, të nënshkruajë një kontratë të re. Leipzig mbetet optimist se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e ekipit edhe pas përfundimit të këtij afati kalimtar.

Real Madridi ka qenë shumë aktiv gjatë afatit kalimtar veror pas rikthimit të Jose Mourinhos në postin e trajnerit. Klubi madrilen deri më tani ka transferuar Bernardo Silvan, Ibrahima Konaten, Denzel Dumfriesin dhe Marc Cucurellan.

Më herët gjatë së premtes, The Athletic raportoi gjithashtu se Real Madridi po punon edhe për një marrëveshje për transferimin e Rodrit nga Manchester City./Telegrafi/