Please enter at least 3 characters.

Bolt befason të gjithë, fillon stërvitjet te gjiganti evropian

2016/11/CxJyAzJXgAM0oAU-e1479063963163.jpg

Atleti nga Xhamajka, Usain Bolt nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën që të bëhet një futbollist profesionist.

Njeriu më i shpejtë në botë pritet që gjatë kësaj jave t’i fillojë stërvitjet tek gjiganti evropian Borussia Dortmund.

Kjo do të jetë një provë për Boltin nga sponsori i tij dhe i Dortmundit, kompania e veshmbathjeve ‘Puma’.

Bolt në rast se arrin të tregojë sukses atëherë mund të luaj edhe për ekipin e parë të verdhezinjve.

Duhet theksuar se ëndrra e madhe e Bolt është që një ditë të luaj për Manchester United. /Telegrafi/