''Bojkotoni tubimet e OBRM-PDUKM-së''
21/11/2016
Forumi i patriotëve mendjelirë ka dashur që t'i paralajmëroj qytetarët dhe anëtarët e OBRM-PDUKM-së që të bojkotohen tubimet e partisë që deri tani ishin në qeveri, shkruan Telegrafi Maqedoni.
''Udhëheqësia aktuale e OBRM-PDUKM-së që prej moti nuk interesohet për anëtarësinë e partisë dhe këtë e e vërtetuan me koalicionin me partinë ''Lidhja e fuqive të majta të Titos'', me vendosjen e njerëzve të dyshimtë nëpër lista dhe ndryshimin e ngjyrave të partisë. Forumi i patriotëve mendjelirë kërkon që qytetarët të bojkotojnë fushatën e OBRM-PDUKM-së'' thonë nga Forumi i patriotëve mendjelirë./Telegrafi/


