Please enter at least 3 characters.

Boateng ende i pavendosur për të ardhmen e tij

2019/07/boatengg.jpg
250:"MUNICH, GERMANY - NOVEMBER 05: Jerome Boateng of FC Bayern Muenchen looks on during the Bundesliga match between Bayern Muenchen and TSG 1899 Hoffenheim at Allianz Arena on November 5, 2016 in Munich, Germany. (Photo by Boris Streubel/Getty Images)
12:"Getty Images

Presidenti i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se e ardhmja e Jerome Boateng nuk është vendosur ende pavarësisht interesit nga Manchester United.

Mbrojtësi gjerman pritet që të largohet nga Allianz Arena në këtë afat kalimtar, pasi Niko Kovac nuk e shet atë në planet e tij për sezonin e ri.

Boateng u kthye në shtëpi në fillimin e turneut që kampionët e Bundesligës po e zhvillojnë në Amerikë për arsyeve private, të cilat nuk mendohet të jenë lidhur me situatën e tij të transferimit.

Jerome Boateng (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

I pari i skuadrës gjermane ka thënë se e ardhmja e 30-vjeçarit ende nuk është vendosur, mirëpo që do të mësohet në këto ditë.

"E ardhmja e tij (Boatengut) nuk është vendosur ende. Do të presim dhe do të shohim se çfarë po ndodhë në tregun e transferimeve dhe pastaj do të diskutojmë me të rreth të ardhmes", ka thënë Rummenigge.

Boateng bëri 20 paraqitje në sezonin e kaluar, e që Kovac nuk e dëshiron më në skuadër, derisa fituan titullin me një garë të ashpër me Borussia Dortmundit. /Telegrafi/