Please enter at least 3 characters.

Bllokuan punimet e Kuvendit, përjashtohen 26 deputetë të opozitës për 10 ditë

2023/10/MB-BLLOKIMI_frame_1917-1280x720-1.jpg

26 deputetë të opozitës janë përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pasi mëngjesin e të enjtes bllokuan punimet, duke kthyer përmbys karriget e ministrave.

Vendimi u mor nga Komisioni i etikës, pas kërkesës së grupit parlamentar socialist.

Nga Foltorja e Kuvendit, në një seanca jo të zakonshme, Sali Berisha njoftoi se opozita ka nisur aksionin e saj opozitar. Qëllimi, sipas tij është rikthimi i parlamentit në “shinat e Kushtetutës dhe ligjit”.

Ish-kryeministri, zgjodhi të transmetonte “live” në Facebook fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, duke akuzuar Parlamentin se ka asgjësuar opozitën. /Telegrafi/