Please enter at least 3 characters.

Bllokohet ura lëvizëse në New York nga i nxehti i madh, autoritetet e spërkatin me ujë për ta vënë sërish në funksion

2024/07/2-12.jpg
394:"NEW YORK, UNITED STATES - JULY 8: The Third Avenue Bridge, which was built in 1898 and crosses the Harlem River between the Bronx and Manhattan, is reportedly stuck open due to the high temperatures on Monday, July 8, 2024 in New York, United States. Selcuk Acar / Anadolu,Image: 888339948, License: Rights-managed, Restrictions: , Model Release: no, Credit line: Selcuk Acar / AFP / Profimedia
30:"Selcuk Acar / AFP / Profimedia

Një urë e madhe që lidh Manhattanin me Bronx-in është bllokuar përkohësisht në një pozicion të hapur, duke bllokuar trafikun detar derisa u ftoh mekanizmi i urës lëvizëse kanë njoftuar nga Departamenti i Transportit.

“Palëvizshmëria e urës së Avenusë së Tretë po ndodhë si rezultat i nxehtësisë së shkaktuar nga temperaturat e larta gjatë valës së dytë të nxehtit të verës që ka kapluar gjithë qytetin”, u tha nga FDNY, transmeton Telegrafi.

Punonjësit po spërkatin urën me ujë në një përpjekje për ta ftohur atë, në mënyrë që të rihapet dhe të mundësohet hapja e trafikut detar.

Kjo edhe ndodhi pas disa tentativave, kurse video të ndryshme të postuar në platformën X shfaqin urën që kishte ngecur dhe nuk lëvizte – duke bllokuar kalimin e anijeve përmes saj.

Ky qytet është goditur nga vala e të nxehtit ekstrem nga e hëna, dhe temperatura të ngjashme pritet të mbizotërojnë gjatë tërë javës. /Telegrafi/