Please enter at least 3 characters.

Bleros i pëlqen ‘rregulli’ i Leonardo DiCaprios që të takohet me femra më të reja se 25 vjeçe: As një ditë më të vjetra

2022/09/collage-2022-09-06T151952.129-scaled.jpg

Aktori i njohur Hollywoodian, Leonardo DiCaprio ditë më parë i dha fundi lidhjes me modelen, Camila Morrone.

Ndonëse nuk dihen arsyet e vërteta të ndarjes, shumëkush ka aluduar që aktori 47-vjeçar ka ndarë rrugët me modelen pak pasi ajo mbushi 25 vjet.

Kjo thuhet të jetë një ‘rregull i pashkruar’ i aktorit që të takohet me femra më të reja se 25-vjeçare, një praktikë që e ka bërë prej vitesh me ish-partneret e tij.

Foto: Blero/Instagram

E kjo zgjedhje e aktorit amerikan duket se i ka pëlqyer edhe këngëtarit të njohur shqiptar, Blero, i cili kohë më parë u nda nga ish-bashkëshortja e dytë, Afrona Dika.

“Po më pëlqen shumë rregulla e Leonardo Di Caprios. 23-25, asnjë ditë më të vjetër. Ky është vëllai im”,  është shprehur në një InstaStory.

Foto: Blero/Instagram

Ndërkohë, përveç zhvillimeve në jetën private, Blero ka vazhduar të jetë aktiv edhe me projekte muzikore.

Kënga e tij e fundit “Amore” është në bashkëpunim me këngëtaren Arbanna që u lansua në fund të muajit gusht. /Telegrafi/