Blero i vendos djalit emër të rrallë dhe domethënës
Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Eronita, kanë hyrë në një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së tyre, pasi së fundmi janë bërë prindër për herë të parë.
Çifti ka mirëpritur në jetë një djalë, duke përjetuar emocionet e para të prindërimit dhe duke nisur kështu një kapitull të ri si familje.
Lajmin e bukur e kanë ndarë edhe me publikun, duke zbuluar njëkohësisht se i kanë vendosur të birit një emër mjaft të veçantë: Areej.
Emri Areej ka origjinë arabe dhe lidhet me kuptimin e 'aromës së këndshme'.
Blero dhe Eronita kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në janar të këtij viti, duke e bërë edhe më të veçantë këtë vit për çiftin.
Për këngëtarin, kjo është një eksperiencë e re si baba me partneren aktuale, ndërsa ai tashmë është edhe prind i një vajze nga lidhja e tij e mëparshme.
Teuta Krasniqi është ish-partnerja e tij, me të cilën ka një vajzë të quajtur Tara. /Telegrafi/


