Please enter at least 3 characters.

Blerand Stavileci bëhet baba për herë të dytë

2017/11/blerand-stavileci-konference-foto-ridvan-slivova-04.jpg
14:"Ridvan Slivova

Shefi i kabinetit të kryeparlamentarit Kadri Veseli, Blerand Stavileci, është bërë baba për herë të dytë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Vitorja, pritën në jetë një djalë.

Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e Blerandit, e cila publikoi një fotografi të foshnjës së porsaardhur në jetë.

Vitorja lindi në Prishtinë, teksa vendosi të shkruajë "Jetë" në përshkrimin e fotografisë së foshnjës së publikuar në Facebook.

Çifti janë të martuar prej tetë vitesh dhe së bashku kanë dy fëmijë, një vajzë të quajtur Mia, dhe djalin e porsalindur.

Blerandi jeton së bashku me familjen e tij në Prishtinë, teksa vite më parë ka qenë edhe ministër i zhvillimit ekonomik. /Telegrafi/