Please enter at least 3 characters.

Bleona Qereti pozon krahas Ciaras në ndejën e pas Oscarit

2019/02/bleona_51641979_2127952967297597_2013160345975292098_n-e1551166818182.jpg

Të dielën është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit.

Filmbërësit dhe aktorët kanë marrë statujat e tyre të arta, të njohur si Oscar, ku ishin prezent shumë yjeve botërore.

Pas përfundimit të edicionit të 61-të janë organizuar disa ndeja të ndryshme, ku ishte prezente edhe Bleona Qereti.

Kjo e fundit ishte në eventin e Vanity Fairy teksa ka takuar shumë personalitete të fushave të ndryshme ndërkombëtare.

Një prej tyre ishte edhe këngëtarja shumë e njohur, Ciara teksa dyshja kanë pozuar para aparateve fotografike.

Këngëtarja jonë nuk ka dhënë shumë detaje rreth takimit, pos që ka treguar se në cilën ndejë janë takuar dyshja e muzikës.

Theksojmë se Qereti nuk ka arritur takon edhe shqiptaren tjetër, Rita Orën që ishte prezente në këtë mbrëmje glamuroze.

Ndryshe, aktori më i mirë në rolin kryesor u shpall Rami Malek në saje të paraqitjes në filmin “Bohemian Rhapsody” ndërsa Oscari për filmin më të mirë shkoi tek “Green Book”. /Telegrafi/