Please enter at least 3 characters.

Bleona Qereti: Kam qenë në stres dhe për këtë e ka “fajin” Hollywoodi

2017/03/bleona-qereti.jpg

Bleona Qereti tashmë është e njohur jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj.

Prej vitesh këngëtarja ka investuar që karriera e saj të marrë përmasa ndërkombëtare një dëshirë kjo që përveçse punës së madhe kërkon dhe shumë përkushtim e mund.

Ajo ka qenë e ftuar në disa nga eventet më të rëndësishme, momente të cilat ajo i ka ndarë gjithnjë me fansat e saj në rrjete sociale.

Por të qenit i famshëm nuk ka vetëm emocione pozitive por edhe stres. Të marrësh pjesë në eventet e Hollywood-it sigurisht që kërkon ti përkushtohesh gjithçkaje deri në detaje.

“Kohët e fundit unë jam përballur me stresin, e kjo vjen nga Hollywood-i”, shkruan këngëtarja në postimin e fundit në Instagram.