Bleona në ballinën e një reviste të huaj (Foto)
Bleona Qereti vazhdon të përmendet në shumë media botërore, edhe pse ajo përkohësisht është kthyer në Shqipëri.
Këngëtarja është ndër të paktat shqiptare që ka arritur të depërtojë në tregun amerikan të industrisë argëtuese.
Edhe pse më shumë përmendet për (zh)veshjen se për artin që krijon, Bleona dalëngadalë po ia arrin qëllimit, për të bërë famë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Së fundi Bleona ka pushtuar ballinën e revistës Millenium, ku ka dhënë edhe një intervistë ekskluzive, transmeton Telegrafi.
Ajo prezantohet si Madona shqiptare që ka punuar me producentë të famshëm si Timbaland, Rodney Jerkins, dhe fituesi i Grammyt, David Foster, derisa zbulon edhe planet e saj për t’u bërë “ylli i ardhshëm i muzikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. /Telegrafi/


