Bledi Mane – Edonës: Nëse e fiton çmimin e madh, a martohesh me mua?
6:"Mont-4
03/02/2024
Befasi të shumta po ndodhin gjatë natës finale të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.
Opinionisti i këtij spektakli, gazetari Bledi Mane, e ka bërë një pyetje interesante ndaj Edonës në momentin që asaj iu bë befasi vizita e nënësd së saj.
Ai i ka propozuar për martesë Edonës por vetëm nëse ajo e fiton çmimin e madh.
“Edona, a martohesh me mua, nëse e fiton çmimin e madh?”, ka thënë Bledi Mane, gjersa në studio kanë shpërthyer të qeshurat.
Ai nuk mori një përgjigje konkrete nga Edona, teksa tha se çmimi prej 200 mijë eurosh është diçka e leverdisshme dhe për t'u menduar. /Telegrafi/


