Please enter at least 3 characters.

Bildt: Bashkimit Evropian i bie kredibiliteti në Ballkan për shkak të vetos së Francës

2016/04/Carl-Bildt.jpg
165:"Štefan FÜLE , Member of the EC in charge of Enlargement and European Neighbourhood Policy receives Carl BILDT, Minister of Foreign Affairs of the Kingdom of Sweden
23:"EU/Shimera/Bruno Arnold

Ish-kryeministri i Suedisë dhe përfaqësuesi i veçantë o Bashkimit Evropian për ish-Jugosllavië, Carl Bildt, paralajmëroi se BE-së i bie kredibiliteti në Ballkanin Perëndimor për shkak bllokimit të Francës për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

"Për shkak kërcënimeve të Francës se do të vendosë veto në nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, BE-së i bie kredibiliteti në Ballkan", shkroi Bildt në rrjetin e tij social 'Twitter', njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shpreson se liderët e Bashkimit Evropian në Samitin e Brukselit do të mund të zgjedhin këtë problem.

Ndryshe, që kur ministrat e BE-së nuk arritën konsensus për nisjen e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për shkak të opozitës në Francë, por edhe në Holandë dhe Danimarkë, shefat e shteteve të BE-së dhe BE-ja duhet të diskutojnë për këtë çështje më 17 dhe 18 tetor në Samitin e Brukselit./Telegrafi/