Please enter at least 3 characters.

Biglia: Napoli mund ta eliminojë Juven

2017/04/GettyImages-661497984-e1491410038262.jpg
193:"ROME, ROMA - MARCH 13: Lucas Biglia of SS Lazio during the Serie A match between SS Lazio and FC Torino at Stadio Olimpico on March 13, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Marco Rosi/Getty Images)
12:"Getty Images

Kapiteni i Lazios, Lucas Biglia, beson se Napoli mund ta eliminojë Juventusin nga Kupa e Italisë.

Partenopei janë nikoqirë të Bianconerëve në San Paolo për ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ku do të vendoset finalisti i dytë që do të luajë ndaj Biancocelestëve.

Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë dhe është favorit, mirëpo mesfushori i Lazios beson se ekipi i tij mund të përmbysë gjithçka.

“Pas ndeshjes së të dielës, mendoj se Napoli mund të kthehet”, ka thënë Biglia për ESPN.

“Ata kanë shumë cilësi dhe kanë lojtarë të shkëlqyer, është një prej skuadrave më të mira në Itali dhe kanë një trajner (Maurizio Sarrin) me të cilin zhvillojnë futboll të mirë”.

“Do të jenë mirë të përgatitur për atë takim, por nuk do ta kenë të lehtë”, ka shtuar lojtari i Lazios. /Telegrafi/