Please enter at least 3 characters.

Big Mama puth në buzë moderatoren e njohur shqiptare gjatë emisionit

2023/11/collage-2023-11-13T144427.297-scaled.jpg

Këngëtarja e njohur shqiptare, Big Mama është një emër që shpesh herë merr vëmendjen me deklaratat e saj.

Ajo njihet edhe për natyrën e saj pa komplekse që nuk heziton që të shpreh publikisht atë që mendon.

Së fundmi këngëtarja ishte e ftuar në emisionin "Mos i bjer me top" me Ronaldo Sharkën dhe Erjola Doçin.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksa u vu përball pyetjeve provokuese, Big Mama u 'sfidua' që të zgjidhte për të puthur njërin nga moderatorët e emisionit.

Pa hezituar, artistja shkoi dhe i dhuroi një puthje në buzë moderatores Erjola, e cila u shpreh se kjo ishte puthja e parë në buzë me një femër.

Ndryshe, kujtojmë që projekti i fundit nga Big Mama është kënga solo "Nafaka" që solli pak ditë më parë të shoqëruar me videoklip. /Telegrafi/