Biden thotë se aneksimi i katër zonave ukrainase shkel ligjin ndërkombëtar
163:"President Joe Biden speaks about gas prices in the South Court Auditorium on the White House campus, Wednesday, June 22, 2022, in Washington. (AP Photo/Evan Vucci)
30/09/2022
Presidenti amerikan Joe Biden ka dënuar përpjekjen “mashtruese” të Rusisë për të aneksuar katër zona të Ukrainës, të cilat sipas tij shkelin ligjin ndërkombëtar.
“Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar, po shkel Kartën e Komeve të Bashkuara dhe po tregon përbuzjen e saj për kombet paqësore kudo”, tha Biden në një deklaratë, transmeton Telegrafi.
Ai shtoi se SHBA-ja “do të nderojë gjithmonë” “kufijtë e njohur ndërkombëtarisht” të Ukrainës.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Ukrainës për të rimarrë kontrollin e territorit të saj duke forcuar dorën e saj ushtarakisht dhe diplomatikisht, duke përfshirë ndihmën prej 1.1 miliardë dollarësh shtesë për sigurinë që Shtetet e Bashkuara njoftuan këtë javë", tha Biden. /Telegrafi/


