Please enter at least 3 characters.

Biden me platformë për të rritur inovacionin e teknologjisë së pastër në sektorin industrial

2021/11/306423ec-a094-47dc-8915-6facbf65571e.jpg
504:"US President Joe Biden delivers a speech on stage during for a meeting, as part of the World Leaders' Summit of the COP26 UN Climate Change Conference in Glasgow, Scotland, on November 2, 2021. - World leaders meeting at the COP26 climate summit in Glasgow will issue a multibillion-dollar pledge to end deforestation by 2030 but that date is too distant for campaigners who want action sooner to save the planet's lungs. (Photo by Evan Vucci / POOL / AFP) (Photo by EVAN VUCCI/POOL/AFP via Getty Images)
25:"POOL/AFP via Getty Images

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden njoftoi një iniciativë të re për energjinë e pastër përmes nisjes së "Koalicionit të Lëvizjes së Parë" - një platformë për ndërtimin e kërkesës së sektorit privat për të rritur inovacionin në teknologjinë e energjisë së pastër për të përballuar krizën klimatike.

Kjo iniciativë është nisur në partneritet me Forumin Ekonomik Botëror, raporton cnn.

Dy duzina nga kompanitë më të mëdha dhe më inovative në botë që i përkasin tetë sektorëve të ndryshëm do të marrin pjesë në të.

Ato përfaqësojnë 30 për qind të emetimeve globale në botë - çeliku, transporti detar, alumini, betoni, kamionët, aviacioni, kimikatet dhe kapja e drejtpërdrejtë e ajrit.

Ata do të shtyjnë për alternativa të qëndrueshme komerciale për të dekarbonizuar sektorët industrialë dhe për të mbrojtur punë të mira dhe me pagesë. /Telegrafi/