Please enter at least 3 characters.

Biden është i gatshëm të përballet me Trumpin në Gjykatën e Lartë

2020/11/200306-joe-biden-mc-1259_7ea9a092c98c7a58798701b4d421d214-1.jpg
245:"TOPSHOT - Supporters cheer as Democratic presidential hopeful former Vice President Joe Biden (C) arrives to speak at a rally in Conway, South Carolina, on February 27, 2020. (Photo by JIM WATSON / AFP) (Photo by JIM WATSON/AFP via Getty Images)
18:"AFP - Getty Images

Donald Trump ka hedhur dyshime në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe procesin do të dërgon në Gjykatën e Lartë.

Nëse republikani e dërgon në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndërprerjen e numërimit të votave, demokratët janë të gatshëm për betejat ligjore.

Zyrtarë të fushatës së kandidatit demokrat, Joe Biden, thanë se janë të gatshëm të përballen me presidentin Donald Trump.

“Nëse ndodhë një gjë e tillë, ne i kemi ekipet ligjore të gatshme për t'i rezistuar kësaj përpjekjeje”, tha menaxherja e fushatës së Bidenit, Jennifer O'Malley Dillon.

Theksojmë se Trump ka zhytur SHBA-në në një “betejë për legjitimitetin” e zgjedhjeve presidenciale pas deklaratës në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë ministrja e mbrojtjes e Gjermanisë, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Ndryshe, Joe Biden, kandidati demokrat, deri më tani është duke udhëhequr me 238 vota elektorale kundrejt rivalit republikan që ka 213 sosh. /Telegrafi/