Please enter at least 3 characters.

Beyonce, ndër femrat më të fuqishme në botë

2016/01/ja-si-dukej-beyonce-para-se-t-euml-b-euml-hej-e-famshme-foto_hd.jpg

Forbes ka lansuar listën e 100 femrave më të fuqishme në botë dhe artistet që kanë arritur të jenë pjesë e listës janë Beyonce, Taylor Swift e Shakira.

Edhe pse asnjëra nga këto nuk janë në top dhjetëshe, Beyonce është këngëtarja e parë që paraqitet në listë, e radhitur në vendin e 21-të.

Taylor Swift është muzikantja tjetër në listë, e cila ka hyrë për herë të parë në vendin e 64-të dhe është bërë femra më e re ndonjëherë në këtë listë të Forbes.

Së fundmi, Shakira është pozicionuar në vendin e 81-të, duke u pagëzuar si një “superyll i vërtetë global”, transmeton Koha.net.

Listën e Forbes edhe për këtë vit e kryeson kancelarja gjermane Angela Merkel ndërsa Hillary Clinton nga vendi i katërt vitin e kaluar ka shkuar në të dytin.