Please enter at least 3 characters.

Besfort Zeneli do të largohet me shumë gjasë nga Elfsborgu - tetë klube kanë bërë oferta për mesfushorin

2024/09/besfort-zeneli-arber-zeneli.jpg

Besfort Zeneli po kalon në një periudhë të shkëlqyer dhe është shndërruar në një nga futbollistët më të kërkuar të kampionatit suedez.

Mesfushori sulmues i Elfsborgut, që ka përfaqësuar si Kosovën ashtu edhe Suedinë në nivelin e të rinjve, ka zgjuar interesimin e madh nga klubet evropiane.

Sipas “Fotbolldirekt.se”, për 22-vjeçarin janë vënë pas tetë skuadra nga liga prestigjioze si Serie A (Itali), Ligue 1 (Francë), por edhe nga Anglia, Gjermania dhe Turqia.

Nga Anglia bëhet fjalë për një klub të Championshipit, ndërsa interesim ekziston edhe nga Bundesliga 2 dhe liga e dytë turke.

Zeneli, i cili është vëllai më i vogël i Arbër Zenelit, këtë sezon ka shkëlqyer me fanellën e Elfsborgut duke realizuar një gol dhe duke dhënë nëntë asistime në 19 ndeshje të “Allsvenskan”.

Me formën e tij të lartë, ai është bërë një element kyç për skuadrën që aktualisht mban vendin e katërt në renditje. /Telegrafi/