Please enter at least 3 characters.

Besart Berisha do të punojë me grupmoshat e reja pas përfundimit të karrierës, për Kosovën do të jep kontribut si skaut

2023/02/330185755_864020344670659_3070182904442567398_n.jpg

Besart Berisha ka përfunduar karrierën që një vit, derisa ai tani ka nisur kursin që të pajiset me licencat për trajner.

Gjithsesi ish-reprezentuesi kosovar ndodhet në Kosovë dhe ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës, ku është takuar me të parin e FFK-së, Agim Ademin.

Ademi ka njoftuar për takimin me Berishën, teksa ka thënë se ish-sulmuesi do të punoj me grupmoshat e reja.

Berisha do të jap kontribut për Kosovën si 'skaut' për të gjetur talente të reja.

Postimi i plotë nga Agim Ademii:Sot pata kënaqësinë që ta pres ish-futbollistin e Kombëtares, Besart Berisha.Biseduam për ecurinë e Dardanëve që nga ditët e para pas anëtarësimit në UEFA e FIFA dhe për zhvillimin e përgjithshëm të futbollit në Kosovë.Besarti mbeti i mahnitur me progresin e bërë në vitet e fundit dhe shprehu përgëzimet e tij për punën e bërë në infrastrukturën sportive.Pas përmbylljes së karrierës së shkëlqyeshme si futbollist në Australi, ai ka vendosur që të nisë zejen e trajnerit.Planet e tij janë që fillimisht të punojë me grupmosha të reja, derisa kontributin e tij për Kosovën synon ta japë si 'skaut', në zbulimin e talenteve të reja.E falënderova për kontributin e tij në fanellën e Kombëtares dardane, i dëshirova licencim sa më të shpejtë si trajner dhe suksese në planet e tij për të ardhmen.Ai dhe të gjithë futbollistët e tjerë të Kombëtares do të jenë gjithmonë të mirëseardhur në shtëpinë e tyre - FFK. /Telegrafi/