Besa triumfon dhe mban gjallë shpresat për titull
17/05/2015
Ekipi që udhëhiqet nga Arbnor Morina ia nisi më mirë ndeshjes, kur nuk kaluan më shumë se katër minuta lojë dhe shënuan golin e parë.
Sulmuesi, Kastriot Rexha gjuajti dhe goditi shtyllën, ndërsa nga topi i kthyer Fetim Kasapi realizoi gol për epërsinë 1-0.
Me rezultat minimal përfundoi pjesa e parë në një takim që të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi.
Me të filluar pjesa e dytë mysafirët barazuan rezultatin. Sulmuesi Enis Zabërgja kaloi mirë mbrojtjen vendase dhe goditi nga 17 metra për ta barazuar rezultatin në 1-1.
Golin e fitores për pejanët e shënoi përsëri Fetim Kasapi nga pika e bardh në minutën e 58-të.
Pas kësaj fitore, Besa zë vendin e tretë me një pikë më pak se Prishtina dhe gjashtë më pak se Ferronikeli. /Telegrafi/


