Besa përforcohet me Josh Mason e Mustafë Merovcin
Besa me anë të faqes së tyre zyrtare në Facebook, ka prezantuar edhe biografinë e pasur të dy përforcimeve të reja.
“Të nderuar ju njoftojmë më kënaqësi se klubi ynë ka angazhuar organizatorin amerikan Josh Mason i cili është rritur nën urdhrat e Jellybean Joe Bryant i cili është më meritori për cilësitë e Mason ai është i gjatë 1,90 cm,ai ka luajtur sezonin e kaluar për Miami Heat në Ligën Verore të Eurobasket në Portsmouth që njëherësh konsiderohet liga verore më e fortë në planet për momentin. Ai ka fituar këtë ligë verore me skuadrën e tij,dhe padyshim që pritet të jetë një përforcim i madh për ekipin tonë të zemrës, ndërsa ai ka paraqitje edhe NCAA 1 derisa ,ai në Pejë vjen të enjten dhe cilësitë e tij do ti shihni shumë shpejt.
Gjithashtu basketbollisti shumë cilësor vendor Mustafë Merovci është lojtari ynë më i ri,ne kishim arritur marrëveshje paraprake më Mustafën në nëntor(2014),por ishte FBK-ja që nuk e lejoj transferimin e tij tek ne dhe nga ky sezon pranveror Mustafa do të jetë pjesë e klubit tonë dhe drejtuesit e ekipës presin shumë nga ai sepse dihen shumë mirë cilësitë e tij,ai më parë ishte paraqitur për Sigal Prishtinën,Pejën,Bashkimin,Kastriotit dhe RTV21 ai ka përvojë të madhe në ligë. Ne i dëshirojmë suksese Mustafës me ekipin tonë.
Ju njoftojmë se gjatë kësaj jave skuadrës tonë i bashkohet edhe kryetrajneri i ri i huaj dhe 4 basketbollistë tjerë nga ta 2 huaj dhe 2 vendor, njëkohësisht do të ju njoftojmë edhe më largimet eventuale të lojtarëve momental”, thuhet në komunikatën e klubit. /Telegrafi/


