Besa mposht anglezët e Club Bath
23/08/2013
Njeriu i ndeshjes në këtë takim ishte Ersin Ramadani, i cili shkëlqeu duke shënuar katër gola, ndërsa një herë realizoi edhe Ermir Kryeziu, raporton Tribuna.
Ndeshjen e dytë Besa e zhvillon kundër skuadrës vendëse, MNK Futsal. Takimi zhvillohet sot (e premte) dhe fillon në ora 17:30. Të kujtojmë që Besa në këtë turne, po merr pjesë me grupmoshën nën 18 vjeç.
Pejanët kanë treguar rezultate të mira edhe në edicionin e kaluar të futsallit kosovar, duke ‘prekur’ edhe Finalen e Kupës. Në atë ndeshje, ata u mposhtën nga Liburni i Gjakovës, 3:2. /Telegrafi/


