Please enter at least 3 characters.

Besa beson në fitore

2016/01/besa-beson-n-euml-fitore_hd.jpg

Klubi kosovar e ka fituar ndeshjen e parë në Bullgari ndaj ekipit Fregata-Burgas me rezultat 24:18 dhe ndeshjen e kthimit do ta zhvillojë në “Karagaç” pas një jave, me synimin e vetëm – ta ruajë kapitalin e krijuar në Burgas.

“Ekipi jonë bëri lojë të mirë, u angazhuam maksimalisht, luajtëm në mënyrë të disiplinuar. Jam i kënaqur me lojën tonë, çka do të thotë se e kemi kryer një pjesë të punës. Djemtë janë të motivuar edhe për takimin e kthimit dhe besoj se do të na përcjell edhe fati i mirë”, theksoi drejtori i klubit pejan, Enis Idrizi, përcjell Zëri.

Besa ka një epërsi prej gjashtë golash dhe me një qetësi të madhe i futet ndeshjes së kthimit. Nëse e kalon këtë rreth, bardh e kuqtë do ta kenë një kundërshtar mjaft të fortë, ekipin norvegjez OIF Arendal.