Bertolacci mungon së paku dy javë
02/11/2015
Mesfushori i Milanit u largua nga fusha në ndeshjen, të cilën Rossonerët e fituan me rezultat 3-1 në Stadio Olimpico.
“Ekzaminimet mjekësore të bëra në Romë mëngjesin e sotëm (e hënë) kanë treguar se Andrea Bertolacci është diagnostikuar me dëmtim të muskulit rectus femoris të këmbës së majtë”.
“Mesfushori italian do t’u nënshtrohet testeve tjera pas dhjetë ditëve”, thuhet një njoftim të klubit. /Telegrafi/


