Please enter at least 3 characters.

Bertan Asllani paralajmëron projektin e ri muzikor

2020/08/bertanasllani_116927984_105681831195568_2742943183495013907_n-e1597046208840.jpg

Ai është ndër këngëtarët shqiptarë që kohë më parë ka qenë mjaft i dëgjuar nga fansat e tij.

Por, pas një periudhe ai vendosi të shpërngulet në Turqi, ku solli disa projekte muzikore në gjuhën turke.

Ditë më parë, këngëtari i ishte rikthyer sërish tregut shqiptar, duke publikuar kështu këngën “Fluturojm”.

Kënga e cila u realizua në gjuhën shqipe, u prit mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së tij.

Por, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Bertani ka bërë të ditur se nuk po e lë me kap, pasi projekti i radhës do të publikohet së shpejti.

Këtë e ka bërë përmes një videoje të shkëputur nga klipi i këngës së fundit të lansuar.

Një pjesë e madhe e fansave të tij kanë shpërthyer me komente pozitive, duke thënë se mezi presin publikimin e këngës. /Telegrafi/