Please enter at least 3 characters.

Bersant Beka jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të Administratës në Komunën e Prishtinës

2023/06/295069466_10158959413573907_3523011482718143452_n-e1686861762393.jpg
12:"FERDI LIMANI

Bersant Beka ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Administratës në Komunën e Prishtinës.

Beka të enjten ia ka paraqitur dorëheqjen, kryetarit Përparim Rama.

I kontaktuar nga Telegrafi, ai ka thënë shkurt se “Ka dhënë dorëheqje për arsye personale, asgjë tjetër”.

Beka ishte emëruar Drejtor i Administratës, në janar të vitit të kaluar.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Prishtinës, në mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur me 8 qershor, ka votuar pro shkarkimit të 20 aksionarëve të dhjetë ndërmarrjeve publike komunale./Telegrafi/